image Gjendet një mjet shpërthyes në Istog

Siguri

Gjendet një mjet shpërthyes në Istog

news image

Një mjet shpërthyes është gjetur në fshatin Vrellë të Istogut mesditën e sotme, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se mjeti shpërthyes është gjetur nga banorët të cilët e kanë informuar policinë.

Rugova tha se mjeti ende nuk është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Policia e Kosovës rreth orës 12:20 ka marrë informacion se në fshatin Vrellë të Istogut se është gjetur një mjet shpërthyes. Njësitë relevante kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë sigurimin dhe akoma jemi duke i pritur njësitë për deminim”, tha Rugova./Gazeta Sinjali/