image Gjendet një mjet shpërthyes në Gjakovë

Siguri

Gjendet një mjet shpërthyes në Gjakovë

news image

Një mjet shpërthyes është gjetur në Gjakovë gjatë ditës së djeshme rreth orës 15:10, raporton Gazeta Sinjali.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se një qytetar ka hasur në këtë mjet të dyshuar shpërthyes derisa po punonte në fushë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e FSK-së dhe kanë tërhequr këtë mjet shpërthyes dhe nuk raportohet për të lënduar.

Njoftimi i PK-Së:

GJETJE E MJETIT TË PA SHPËRTHYER

Gjakovë 14.09.2020 – 15:10 Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se derisa ishte duke kryer disa punime në një fushë, kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësia për deminim e FSK-së ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mjetit pa ndonjë incident.

/Gazeta Sinjali/