image Bomba e larguar nga FSK-ja dhe KFOR-i në Merdare peshonte 907 kilogramë - Sinjali

Bomba e larguar nga FSK-ja dhe KFOR-i në Merdare peshonte 907 kilogramë

news image

Një mjet shpërthyes ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në pikën kufitare afër Merdares. Gazeta Sinjali nga burimet e Policisë bëri të ditur se mjeti është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar nga njësia KFOR-it.

Ndërkohë, lidhur me rastin FSK-ja ka dhënë detaje të reja për mjetin shpërthyes, ku këta të fundit kanë bërë të ditur se bomba Mk 84 është gjetur te tuneli i hekurudhës në Merdare dhe e njëjta ka peshuar 907 kilogram.

“Bomba është larguar nga ekipi i FSK-së dhe KFOR-it. Ndryshe qarkullimi në pikën kufitare në Merdare ka qenë i mbyllur nga ora 17:30 deri në 18:20”, thuhet në njoftim./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin