image Gjenden mjete shpërthyese nën rrënojat e një shtëpie në Drenas

Siguri

Gjenden mjete shpërthyese nën rrënojat e një shtëpie në Drenas

news image

Dje në komunën e Drenasit, një person ka njoftuar policinë se nën rrënojat e shtëpisë së tij, të pabanuar, kishte hasur në dy mjete të dyshuara të pashpërthyera, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, njësiti i FSK-së për deminim në bashkëpunim me KFOR-in, kanë larguar mjetin shpërthyes.

Sipas Policisë, ky aksion ka përfunduar pa incidente. /Gazeta Sinjali/