image Policia jep detaje për mjetin shpërthyes që u gjet afër rezidencës së Behgjet Pacollit

Siguri

Policia jep detaje për mjetin shpërthyes që u gjet afër rezidencës së Behgjet Pacollit

news image

Gazeta Sinjali pak më parë ka raportuar për një mjet shpërthyes që është gjetur në Hajvali të Prishtinës, afër rezidencës së Behgjet Pacollit.

Tani nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar për Sinjalin se në orën 15:30 kanë pranuar informatën për një mjet të dyshimtë në një zonë malore në Hajvali.

Sot rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në një zonë malore në  fshatin Hajvali. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, për të siguruar zonën në fjalë“.

Në lidhje me gjetjen e mjetit shpërthyes (predhë), janë njoftuar edhe ekipet përkatëse të FSK-së dhe KFOR-it, të cilat po ashtu ndodhen në vendngjarje”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

/GazetaSinjali/