image Gjendet një mjet i dyshimtë në një autobus në Drenas, policia jep detaje

Kosovë

Gjendet një mjet i dyshimtë në një autobus në Drenas, policia jep detaje

news image

Para pak minutave në media është raportuar se një mjet eksplozivi është gjetur në një autobus në Llapushnik të Drenasit.

Lidhur me këtë, Gazeta Sinjali ka kontaktuar me policinë të cilët e kanë konfirmuar rastin. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi ka thënë se rastin e ka lajmëruar një qytetarë. 

Ai ka bërë me dije se, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe tek motori i autobusit është parë një mjet i dyshimtë.

“Sot, rreth orës 17:10, policia është njoftuar nga një qytetar se në një autobus i cili gjindet në fshatin Llapushnik, dyshohet për një mjet të dyshimtë”, ka thënë Krasniqi.

Sipas Krasniqit, në vend-ngjarje janë ftuar edhe njësit e tjera relevante që trajtojnë mjete të dyshimta.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe tek motori i autobusit shihet një mjet i dyshimtë. Më pas në vend-ngjarje janë ftuar edhe njësi tjera relevante që trajtojnë mjete të dyshimta”, ka thënë ai.

Krasniqi nuk ka dhënë detaje nëse mjeti i gjetur është eksploziv.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për detajet e tjera./Gazeta Sinjali/