Një kafkë dhe eshtra njeriu janë gjetur në afërsi të fshatit Adriatik në Kurbin.
Mësohet se eshtrat janë gjetur në disa ferra, në një rrugë rurale pranë bregdetit.
Eshtrat e gjetura do të dërgohen për ekzaminim në mënyrë që të zbardhet identiteti i viktimës.
Forca të shumta policore ndodhen aktualisht në vendngjarje.
“Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ndërsa mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e mjekësisë ligjore ,për ekzaminime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e Policisë.