image Gjendet një kafkë afër Ujëvarës së Mirushës, dyshohet të jetë kafkë njeriu

Policia/ Gjendet një kafkë afër Ujëvarës së Mirushës, dyshohet të jetë kafkë njeriu

news image

Një kafkë, e cila dyshohet të jetë e njeriut, është gjetur nga një burrë në rrugën që të çon tek Ujëvara e Mirushës, në fshatin Volljak të Klinës.

Personi i cili e ka raportuar policinë, e kishte gjetur kafkën derisa ishte duke e pastruar rrugën, mesditën e djeshme.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa është njoftuar edhe Instituti mjeko-ligjor. Rasti është duke u hetuar. /Gazeta Sinjali/