Një person i komunitetit rom është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme rreth orës 05:20 të mëngjesit në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se kanë marrur një informacion për një viktimë mbrapa objektit të Rektoratit, ku kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.
Sipas njoftimit të policisë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe prokurori i shtetit, ku me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./ Gazeta Sinjali/