image Gjendet i vdekur një burrë në Fushë Kosovë, Policia nis hetimet

Siguri

Gjendet i vdekur një burrë në Fushë Kosovë, Policia nis hetimet

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:35 në Fushë Kosove ku një person ka humbur jetën në rrethanat të cilat ende nuk dihen, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë pranuar informacione se një person ndodhet në rrezik për jetën.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka intervenuar, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Po ashtu në vendngjarje kanë dalë edhe njësitë policore, të cilët kanë marrë deklaratën e një dëshmitareje që ndodhej aty. Ajo ka deklaruar se i ndjeri është babai i saj.

Me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

/GazetaSinjali/