Një i moshuar u gjet i vdekur në banesën e tij, në lagjen 17 të qytetit të Durrësit.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri, i moshuari është Bajram Cani, i cili ka ndërruar jetë ditë më parë, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia dhe autoambulanca kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë shkakun e vdekjes. I moshuari banonte në katin e 10-të të një pallati në afërsi të Ujësjellës-Kanalizimeve.
Bajram Cani ishte babai i Plarent Canit, biznesmenit të ndërtimit, i cili u vra në zonën e plazhit në fillim të shtatorit 2013.
Pas vrasjes së të birit ai shpesh apelonte për zbardhjen e vrasjes duke kërkuar drejtësi për të birin./Gazeta Sinjali/