Sot, Policia e Kosovës ka gjetur pa shenja jete një 49-vjeçar në rrugën “Prespa” të Prishtinës, në orët e pasdites, shkruan Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes, pas raportimit të rastit nga Policia.
Sipas mjekëve rasti i vdekjes së 49-vjeçari ka ndodhur që disa ditë, pasi trupi i tij ishte i kondensuar kur u gjet.
Në vendin e ngjarjes, sipas këtyre burimeve Policia ka gjetur edhe një armë dhe tri gëzhoja të cilat më pas janë konfiskuar nga njësia përkatëse.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Autopsi, ndërsa rasti në Polici, me urdhër të prokurorit është hapur si “vdekje e dyshimtë” dhe kanë nisur hetimet.