image Gjendet i varur në litar 54-vjeçari nga Kamenica

Kosovë

Gjendet i varur në litar 54-vjeçari nga Kamenica

news image

Mbrëmë në fshatin Kopërnicë të Kamenicës është gjetur i vdekur një person i moshës rreth 54-vjeçare.

Kështu kanë njoftuar sinjalizuesit e Gazetës Sinjali, të cilët njoftojnë se viktima M.R është gjetur nga familjarët e tij i varur në litar afër shtëpisë së tij.

Prokurori i Shtetit ka udhëzuar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion, me qëllim të konstatimit të shkakut të vdekjes.

Viktima për herë të  fundit nga familjarët ishte parë rreth orës 12:00.

Po ashtu  familjarët e viktimës kanë njoftuar se i ndjeri qe një kohë  të gjatë  kishte qenë në  gjendje të rëndë  depresion-psikik, fakt i cili dëshmohet edhe përmes raporteve  mjekësore  të lëshuara nga  mjeku psikiatër. /Gazeta Sinjali/