image Gjendet e vdekur një grua në shtëpinë e saj në Suharekë

Kosovë

Gjendet e vdekur një grua në shtëpinë e saj në Suharekë

news image

Një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Suharekë, të dielën në mbrëmje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe vdekja e saj është konstatuar nga mjeku kujdestar.

Rasti po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”.

“Suharekë 12.01.2020, 18:15. Raportohet se është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj viktima femër K/Shqiptare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.