image Gjendet e vdekur brenda veturës një grua në Partesh - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

56.412

Të shëruar

49.713

Të vdekur

1.420

Gjendet e vdekur brenda veturës një grua në Partesh

news image

Një 56-vjeçare është gjetur pa shenja jete brenda një veture, sot rreth orës 17:30 në Partesh, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Sot  rreth orës  17:24  jemi  njoftuar nga qendra emergjente 112 se në Partesh një veturë është ndalur mes rrugës ku gjendet një femër që dyshohet se është pa shenja jete. Ndihma parë ka shkuar në atë lokacion dhe mjeku kujdestar ka konstatuar se personi është pa shenja jete. Rrethanat e vdekjes janë duke u hetuar”, ka thënë Hashani.

Trupi i pajetë i viktmës është dërguar për obduksion./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin