Një vajzë e mitur nga Prishtina, ka raportuar në polici se është sulmuar seksualisht nga dy djem po ashtu të mitur, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas policisë e mitura ishte raportuar e zhdukur më 17 shtator të këtij viti, kurse një ditë më pas e njëjta është paraqitur në stacion policor bashkë me familjarët.
Viktima u ka treguar zyrtarëve policorë se është sulmuar seksualisht nga dy të mitur.
Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante. /Gazeta Sinjali/