Laura Emrush Nuhiu, 20-vjeçarja nga Presheva që ishtë zhdukur në Gjermani, që nga e shtuna, tashmë është gjetur.
Ajo dyshohet se është rrëmbyer nga disa sirianë, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë kthimit për në qytetin ku ajo jetonte, ajo ishte detyruar që të ndërronte trenin, për shkaqe teknike, ngase kishte disa punime në hekurudhë.
Ajo ka ndërruar linjën e trenit dhe telefoni i ishte ndalur nga mungesa e baterisë.
Kur ka mbërritur në një qytet tjetër, ajo ka arritur që të kontaktojë me shoqen e saj, të cilës i ka thënë se përball ka një grup të rinjsh dhe se po frikësohet nga ata.
“Herën e fundit ajo është parë më 19 qershor të këtij viti, rreth orës 22:00 në stacionin e trenit, në Offenburg”, thuhet në njoftimin e policisë gjermane. /Gazeta Sinjali/