image Gjenden të gjallë 10 personat që dyshohej se u zhdukën në ortek në Austri

Evropë

Gjenden të gjallë 10 personat që dyshohej se u zhdukën në ortek në Austri

news image

Të gjithë personat për të cilët dyshohej se u zhdukën pas një orteku të dielën pranë fshatrave malore Lech dhe Zurs në Austri janë gjetur të gjallë, sipas Agjencisë Austriake të Shtypit (APA).

Katër janë lënduar, duke përfshirë një në gjendje të rëndë. Pastrimi përfundimtar i zonës do të bëhet të hënën, shkruan CNN.

Punonjësit e shpëtimit fillimisht kishin frikë se 10 persona ishin zhdukur në ortek, bazuar në një video të xhiruar nga një skiator pak para se të ndodhte orteku.

Videoja shfaqte rreth 10 skiatorë në rrugën e ortekut, por përfundoi përpara se të tregonte se çfarë ndodhi me skiatorët, tha Hermann Fercher nga Lech/Zürs-Tourismus, sipas agjencisë së shtypit.

/GazetaSinjali/