Sot në lagjen “Arbëria” në Prishtinë janë gjetur disa mbetje mortore. Bëhet fjalë për bazën e KFOR-it, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i KFOR-it, Antonio Minutella.
Ai ka thënë se mbetjet njerëzore janë gjetur gjatë punimeve të gërmimit për ndërtimin e një godine të re dhe nuk dihen detaje tjera.
“Gjatë punimeve të gërmimit për ndërtimin e një godine të re, me sa duket u gjetën mbetje njerëzore. Për momentin nuk dihen detaje të tjera. Hetimet janë duke vazhduar dhe janë duke u zhvilluar nga Policia Ushtarake e KFOR-it dhe PK-ja. Të gjitha provat i janë dorëzuar PK-së e cila është duke e zhvilluar hetimin e rastit”, ka thënë Minutella.