Në një shtëpi në rrugën “Thimi Mitko” në Prishtinë, janë gjetur katër mjete të dyshimta shpërthyese, raporton Gazeta Sinjali.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, të cilët kanë arritur të largojnë granatat nga ai vend.
Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për mjete të dyshimta shpërthyese në rrugën ‘Thimi Mitko’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat kanë arritur që nga aty të largojnë katër mjete të dyshuara (granata). Me rastin po merren njësitet kompetente”, thuhet në përgjigjen e policisë./Gazeta Sinjali/