image Gjenden dy granata dore në oborrin e një shtëpie në Graçanicë

Siguri

Gjenden dy granata dore në oborrin e një shtëpie në Graçanicë

news image

Një grua ka raportuar në Polici se në oborrin  e shtëpisë së saj ka hasur në dy mjete të dyshuara të pashpërthyera.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 09:30 dhe mjetet e pashpërthyera janë granata dore, raporton Gazeta Sinjali.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mjeteve të dyshuara dhe lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.

/GazetaSinjali/