Policia e Kosovës ka gjetur dhe ka konfiskuar nëntë qese të vogla me marihuanë në afërsi të një muri në Prishtinë, dje rreth orës 16:35.
Fillimisht policia ka ndaluar dy persona të dyshuar për shitje të lëndës narkotike, por pas kontrollit tek të njëjtit nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/