image Gjenden barna që nuk u dihet prejardhja në dy barnatore në Skenderaj

Kosovë

Shëndetësi/ Gjenden barna që nuk u dihet prejardhja në dy barnatore në Skenderaj

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë ditës së sotme dy persona të cilët po dyshohen se në barnatoret e tyre në Skenderaj janë gjetur barna pa banderola.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në kuadër të Policisë së Kosovës, gjegjësisht, Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicë, në bashkëpunim me Inspektoratin Farmaceutik pranë Ministrisë së Shëndetësisë së RKS-së,  kanë ndërmarr një operacion kontrolli në disa barnatore në qytetin e Skenderajt.

Policia e Kosovës së bashku me inspektoratin kanë gjetur në dy barnatore, gjetur sasi e barnave pa banderola, rreth 261 paketime të llojeve të ndryshme, rreth 58 copë ampula, që nuk iu dihej prejardhja dhe barna nga lista esenciale ( 20 insulina), të cilat edhe janë konfiskuar nga inspektorët kompetentë

“Lidhur me këto raste është njoftuar prokuroria dhe sipas udhëzimeve të prokurorit kujdestar ndaj dy personave të dyshuar është inicuar rasti në procedurë të rregullt ”Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore” sipas kodit penal të Republikës së Kosovës, për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin për media.