image Gjenden 100 bimë kanabis të mbjella në Fushë-Kosovë

Siguri

Gjenden 100 bimë kanabis të mbjella në Fushë-Kosovë

news image

Policia e Kosovës ka gjetur 100 bimë të egra narkotike, të llojit kanabis, të mbjella në fshatin Miradi e Ulët, në Fushë-Kosovë, dje pasdite, raporton Gazeta Sinjali.

Këto bimë janë asgjësuar nga njësiti kompetent dhe nga ato janë marrë edhe disa mostra, të cilat janë dërguar për ekzaminim.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje për këtë rast, por ka njoftuar se hetimet për zbardhjen e tij, janë duke vazhduar./Gazeta Sinjali/