image Kapen 1 mijë euro të falsifikuara në Prizren

Siguri

Kapen 1 mijë euro të falsifikuara në Prizren

news image

Ditën e djeshme një zyrtar i një banke në Prizreni ka raportuar në polici se ka hasur në dy kartëmonedha 500 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për bankën “ProCredit”, e cila gjendet në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.

Sipas raportit të policisë, zyrtari ka raportuar se në dy kompani të ndryshme ka hasur nga 500 euro për të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Policia ka konfiskuara kartëmonedhat e dyshuara.

Kohën e fundit, janë raportuar disa raste të qarkullimit të kartëmonedhave të falsifikuara në tregun kosovar./Gazeta Sinjali/