Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka njoftuar Policinë më 3 qershor 2026 se kishte humbur telefonin celular dhe portofolin e saj, ku ndodhej edhe një shumë parash, teksa po qëndronte në rrugën “Kolashini” në Mitrovicën e Veriut.
Më vonë, rreth orës 18:00, në stacionin policor është paraqitur qytetari E.R., i cili ka bërë të ditur se babai i tij kishte gjetur sendet e humbura. Me udhëzimin e tij, ai i ka dorëzuar ato pa vonesë tek autoritetet policore.
Pas procedurave të verifikimit, Policia ka bërë të mundur kthimin e telefonit, portofolit dhe shumës së parave te pronarja legjitime.
Përmes një njoftimi, Policia ka shprehur mirënjohje për E.R. dhe familjen e tij për gjestin e treguar, duke e cilësuar atë si një shembull të përgjegjësisë qytetare dhe të bashkëpunimit me institucionet, në funksion të forcimit të sigurisë dhe besimit në komunitet.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!