image Gjellëtorja në Pejë po punonte dje, pronari ikën nga lokali kur i sheh inspektorët dhe policët

Kosovë

Raporti/ Gjellëtorja në Pejë po punonte dje, pronari ikën nga lokali kur i sheh inspektorët dhe policët

news image

Një gjellëtore në Pejë ka vazhduar punën dje, deri sa inspektorën komunalë kishin vërejtur rastësisht se aty nuk është ndalur puna për shkak të masave parandaluese kundër koronavirusit.

Siç njofton Policia, pronari i lokalit kishte ikur sapo kishte vërejtur policët dhe inspektorë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Rr. Konferenca e Bujanit, Pejë 12.04.2020 – 09:20. Raportohet se inspektoret komunal derisa ishin në terren për të verifikuar vulat e vendosura me herët, te një gjellëtore kanë gjetur lokalin të hapur. I dyshuari posa i ka vërejtur inspektoret dhe policinë kishte ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Për këtë rast është informuar edhe prokurori. /Gazeta Sinjali/