Gjatë ditës së sotme qytetarët e Kosovës janë duke votuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, shkruan Gazeta Sinjali.
Zgjedhjet janë paraparë që të mbahen duke i respektuar rregullat për ndalimin e përhapjes së COVID-19.
Por, kjo nuk po ndodh në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se nuk po respektohet distanca fizike, ku si pasojë janë krijuar grumbullime të mëdha të njerëzve.
Po ashtu, Sinjalizuesit kanë treguar se personi përgjegjës tek kutia e fletëvotimeve nuk ishte prezent dhe shumë lehtë ajo mund të hapej nga qytetarët./Gazeta Sinjali/