image Gjatë muajit janar në Shqipëri shkuan 64 mijë vizitorë më pak

Shqipëri

Gjatë muajit janar në Shqipëri shkuan 64 mijë vizitorë më pak

news image

Kufizimi i lëvizjeve për shkak të COVID-19 duket se do ta vështirësojë më tej rikuperimin e turizmit në Shqipëri.

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në muajin janar në Shqipëri kanë hyrë 185.3 mijë vizitorë të huaj, rreth 64.1 mijë më pak se e njëjta periudhë e vitit 2020. Ndërsa gjithsej së bashku me shtetasit shqiptarë, hyrjet arritën në 405.7 mijë nga 693.9 mijë që ishin në janarin e vitit të kaluar.

Rritjen më të madhe e kanë pasur turistët nga Zvicra dhe shqiptarët e Kosovës, pasi numri i këtyre të fundit u rrit me rreth 10 mijë muajin e kaluar në raport me janarin e 2020, duke arritur në 87.6 mijë vizitorë. /Gazeta Sinjali/