image Kapen tre shqiptarë pa leje qëndrimi në një autobus në Gjermani
[wp-story id="814678"]

Evropë

Kapen tre shqiptarë pa leje qëndrimi në një autobus në Gjermani

news image

Gjatë kontrollit të pasagjerëve të një autobusi të distancave të gjata në zonën e pushimit Leipheim, të autostradës A8, policia ka konstatuar se tre persona po qëndronin ilegalisht në Gjermani.

Shqiptarët e kapur, kishte kohë që nuk kishin të drejtë qëndrimi në Gjermani, trasnmeton albinfo.ch. Në këtë përfundim kanë ardhur zyrtarët gjatë kontrollit të një autobusi në distanca të gjata.

Tre shqiptarët nga mosha 29 deri në 55-vjeç kanë hyrë të gjithë legalisht në vend si turistë. Por, pastaj të gjithë ata kanë qëndruar pa vizë më shumë se sa lejohej.

Kjo ishte veçanërisht e dukshme me 29-vjeçarin, siç ka zbuluar grupi i kontrollit të kërkimit të policisë rrugore Neu-Ulm. Ai dyshohet se kishte qenë në Hamburg që nga shkurti i vitit të kaluar.

Këtu prokurori publik ka urdhëruar pagesën e një depozite sigurie në nivel katërshifror (më së paku 1000 euro).

Të tre shtetasit shqiptarë pastaj janë detyruar të largohen menjëherë nga Gjermania./GazetaSinjali/