I pari i diplomacisë kosovare në largim, Behgjet Pacolli, ka thënë se ndarja e Kosovës është vetëm në ëndrrat e Kremlinit dhe Beogradit.
Ai tha se kjo ndarje nuk do të ndodhë kurrë dhe se Kosovën do ta njohin herët apo vonë.
“Precedenti i vetëm i krijuar ndonjëherë nga Rusia është agresioni në vendet e Bashkimit Sovjetik. Ndarja e Kosovës ekziston vetëm në ëndrrat e Kremlinit dhe Beogradit. Nuk do të ndodhë kurrë. Integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm. Ju do ta njihni këtë herët apo vonë”., shkroi Pacolli në Twitter.
Ndryshe, periudha e mandatit të tij si Ministrit i Jashtëm, Behgjet Pacolli, njihet si më regresivja sa i përket njohjeve. Gjatë kësaj kohe MPJ arriti t’ia sjellë Kosovës vetëm dy njohje./Gazeta Sinjali/