image Gjashtë rastet e testuara nga Istogu rezultojnë negativ për koronavirus

Kosovë

Njoftim/ Gjashtë rastet e testuara nga Istogu rezultojnë negativ për koronavirus

news image

Gjashtë anëtarë të familjes Binakaj nga fshati Studenicë e Komuëns së Istogut, kanë rezultuar negativ me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur Besart Dreshaj, kordinator i Shtabit Emergjent Istogut, shkruan Gazeta Sinjali.

“Pas mostrave të marra nga Insitituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nga familja Binakaj nga Studenica, 6 anëtarët e kësaj familje rezultuan negative me Covid 19. Nuk ka vend për shqetësim sepse situata është nën kontroll dhe monitorim të vazhdueshëm, nga Shtabi Emergjent Komunal, nga Personeli Shëndetësor i QKMF-së dhe nga Policia. Falënderojmë qytetarët e Komunës së Istogut të cilët janë duke i respektuar masat preventive të ndërmarra nga IKSHPK-ja në luftë ndaj Covid 19. Falendërim për Mjekët dhe Infermierët, për Policinë e Kosovës dhe gjitha institucionet Emergjente që janë aktive dhe në gjendjen gatishmërise në çdo kohë”, ka shkruar Dreshaj në profilin e tij zyrtar në Facebook./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=799462997127850&id=100011924714016