image Gjashtë komisione parlamentare sot do të mbajnë mbledhje

Kosovë

Gjashtë komisione parlamentare sot do të mbajnë mbledhje

news image

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen gjashtë komisione parlamentare.

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, Komisioni për Bujqësi Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis, komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për persona të Pagjetur dhe Peticione, komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregëti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, janë gjashtë këto komisione që mblidhen sot.

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes që veç miratimit të rendit të ditës dhe miratimin e procesverbalit nga mbledhja e mbajtur me datë 15.09..2020, do ta ketë edhe shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Deputetët e këtij komisioni pritet të mblidhen në ora 10:00.

Në orën 11:00 do të mblidhet komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, që veç miratimit të ditës dhe atë të procesverbalit nga mbledhja e mbajtur me 06.10.2020 ka edhe shqyrtimin e Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për vitin 2019. Në këtë komision i ftuar do të jetë edhe ministri i MASH, Ramë Likaj.

Pikë e katër e rendit të ditës është edhe shqyrtimi raportit të auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. I pranishëm do të jetë edhe ministri Blerim Kuçi.

Ndërsa, komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport do të mblidhet në ora 13:00 e që po ashtu në të njëjtën orë do të mblidhet edhe komisioni për Bujqësi Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis si dhe komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Kurse në ora 17:00, do të mblidhet komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike./Gazeta Sinjali/