image Gjashtë ipeshkvij shqiptarë që veprojnë në vende të ndryshme në Evropë vizitojnë Kosovën

Kosovë

Gjashtë ipeshkvij shqiptarë që veprojnë në vende të ndryshme në Evropë vizitojnë Kosovën

news image

Gjashtë ipeshkvij me origjinë nga Kosova por që shërbejnë në vende të ndryshme, si në Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci, Mal të Zi po qëndrojnë në vend, ku edhe morën pjesë në meshën e së dielën në katedralen “Nënë Tereza”.

Zëvendësfamullitari i katedrales, Don Marjan Topalli ka thënë se sot ishin në meshë edhe gjashtë ipeshkvijtë me origjinë nga Kosova, por që veprojnë në vende të ndryshme.

Ndërsa ka thënë që në mbrëmje ipeshkvijtë do të udhëtojnë në Janjevë në vendlindjen e njërit prej ipeshkëve.

“Sot kemi vendosur si një ditë falënderimi ndaj Zotit për të gjitha thirrjet meshtarake në diogjezën tonë, pra për ata që janë bërë priftërinj, por mbi të gjitha për gjashtë ipeshkvijtë të cilët janë me origjinë nga Kosova…Në mbrëmje ipeshkvijtë do të udhëtojnë në Janjevë në vendlindjen e njërit prej ipeshkvi, të cilët do të marrin pjesë në meshën e orës 18:00, pastaj nesër do të kthehen dhe do të vazhdojnë me angazhimet e tyre”, tha ai.

Argjipeshkvi nga Mali Zi, Monsinior Rrok Gjonlleshaj, ka thënë se është një ndodhi e madhe që në Kosovë, janë gjashtë ipeshkvij që veprojnë dhe shërbejnë në vende të ndryshme.

Ai shtoi që i ka lënë përshtypje pjesëmarrja e popullit në meshë, me gëzimin e tyre që kanë shprehur për praninë e ipeshkvijve.

Mesha ka filluar nga ora 11:00, në katedralen “Shën Nëna Tereza”, e cila është udhëhequr nga ipeshkvi më i vjetër që është në pension, Imzot Zef Gashi.

/GazetaSinjali/