image Gjarpërinj të rrezikshëm në Gërmi, kërkohet kujdes nga vizitorët

Kosovë

Sociale/ Gjarpërinj të rrezikshëm në Gërmi, kërkohet kujdes nga vizitorët

news image

Në parkun e Gërmisë nuk ka telashe me rriqrat, por me gjarpinjtë. Në këtë park të kryeqytetit ka lloje të ndryshme të gjarpinjve. Në mesin e tyre ka edhe shumë të rrezikshëm.

Në mesin e shumë gjallesave që shtëpi kanë Gërminë janë edhe reptilët, apo rrëshqitësit të cilët paraqesin një pjesë të rëndësishme në biodiversitetin e këtij vendi por edhe rrezik për qytetarët të cilët e vizitojnë atë.

Sipas biologut Behgjet Mustafa janë disa lloje gjarpërinjsh të cilët jetojnë në këtë park.

Por në mesin e atyre që paraqesin rrezik më të madh për qytetarët është vipera ammodytes i cili cilësohet njëri prej gjarpërinjve më të rrezikshëm që jeton në Europë.

E ata që janë më të rrezikuarit nga këto lloje të gjarpinjve helmues në parkun Gërmia janë punëtorët e Hortikulturës të cilët thonë se i hasin vazhdimisht, raporton rtv21.

Është qenësore për secilin vizitor të Gërmisë që të jenë të kujdesshëm gjatë ecjeve dhe në rast kontakti me këto lloj gjarpinjsh shmangja e tyre është veprimi më i mençur që duhet bërë./GazetaSinjali/