image Gjakovë/Qëndroi jashtë shtetit disa ditë, kur u kthye gjeti kuti të dyshimtë në garazh

Siguri

Gjakovë/Qëndroi jashtë shtetit disa ditë, kur u kthye gjeti kuti të dyshimtë në garazh

news image

Për disa ditë kishte qëndruar jashtë shtetit, por me t’u kthyer në shtëpinë e tij në Smolicë të Gjakovës, një person pretendon se gjeti një mjet shpërthyes, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit në Policinë e Kosovës bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur dje, më 23 maj.

Ankuesi, siç ka mësuar Sinjali, ka thënë se ka qëndruar disa ditë jashtë shtetit dhe kur erdhi në shtëpi, në garazh e vërejti një kuti metalike të dyshimtë.

Sinjali ka mësuar se ai ka njoftuar ekipet relevante dhe me të dalë në vendin e ngjarjes, ekipi ka konstatuar se brenda kutisë së dyshuar ka qenë 1 fishek i kalibrit 7.62mm. /Gazeta Sinjali/