image Gjakovari keqtrajton vazhdimisht gruan e tij, Policia i gjen armë e municion në shtëpi

Siguri

Gjakovari keqtrajton vazhdimisht gruan e tij, Policia i gjen armë e municion në shtëpi

news image

Çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen raste të shumta të dhunës në familje, ku kryesisht viktima janë gratë që pësojnë nga bashkëshortët e tyre. Shumë prej tyre nuk i denoncojnë burrat në momentin kur përjetojnë dhunën për shkak të frikës, duke bërë kështu që dhuna të vazhdojë sistematikisht për shumë kohë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe në një familje në qytetin e Gjakovës, ku burri dyshohet se tash e një kohë ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.

Sinjali mëson se gruaja e lodhur nga dhuna, ka vendosur që ta denoncojë bashkëshortin në Polici, ku edhe ka kërkuar që të pajiset me urdhër mbrojtës.

I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor. Ndërkohë Policia në koordinim me Policinë ka kryer bastisje në shtëpinë  e të dyshuarit, ku kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me karikator dhe fishekë.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’ dhe ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/