Çdo ditë në vendin tonë raportohen dhjetëra raste të dhunës në familje, ku viktima janë zakonisht gratë që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga familjarët e tyre. Si pasojë e dhunës, gratë kërkojnë ndihmë nga organet e rendit, por edhe ndihmë mjekësore në spital shkaku i lëndimeve të marra, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në gjakovë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Sinjali mëson se 36-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me bisht të fshesës.
Sipas saj, e gjithë kjo ka ndodhur për shkaqe xhelozie. Viktima ka marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që i dyshuari është shoqëruar në stacion policor.
Me urdhër të prokurorit, ai do të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.