image Fushë Kosovë: Burri e rrah gruan për shkak të xhelozisë

Sociale

Fushë Kosovë: Burri e rrah gruan për shkak të xhelozisë

news image

Xhelozia në çift përfundoi deri në rrahje në një familje në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet e saja brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë se dje paradite një burrë ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij për shkaqe xhelozie.

Këto burime kanë bërë të ditur se policia ka bastisur shtëpinë dhe lokalin e të dyshuarit, por nuk ka gjetur diçka të dyshimtë.

I dyshuari është arrestuar dhe mësohet se me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/