image Big Brother VIP/ Fifi qan nga xhelozia për Granitin

Bota e Yjeve

Big Brother VIP/ Fifi qan nga xhelozia për Granitin

news image

Ende po vazhdon spektakli i Fifit me ish-futbollistin, Granit Cana brenda Big Brother VIP, ku këta dy në dallim prej banorëve tjerë kanë treguar afrimitet qysh në javën e parë të qëndrimit në shtëpi.

E që mund të ketë diçka më shumë se miqësi mes tyre, këtë po e dëshmon edhe shpërfaqja e xhelozisë nga ana e Fifit.

Kjo e fundit, ka qëndruar e vetme në dhomën e gjumit duke qarë dhe shpërfaqur xhelozinë që ka ndjerë për Granitin, në momentin që femrat e tjera të shtëpisë e kanë cilësuar ish-futbollistin nga Prishtina si “joshës”.

“Po më duket sikur jam duke të të bërë presion shumë edhe aq shumë që jam duke të bërë presion ty edhe aq shumë që më kanë bërë presion mua, ta kam prishur ty një trip me dikë tjetër”, dëgjohet Fifi teksa i thotë Granitit, duke iu referuar banores tjetër të shtëpisë, Semi Japuajt.

Ndërkohë, Graniti i drejtohet asaj duke i thënë: “Mos më akuzo pa bërë asgjë. Asgjë s’kam bërë”.

Më pas biseda ka vazhduar me Fifin që i thotë Granitit se po ndjehet sikur nga presioni i tepërt që i është bërë, është imponuar që të jetë bashkë me të./GazetaSinjali/