image Gjakovari e gjen një zarf me kërcënim në oborr të shtëpisë

Kosovë

Policia/ Gjakovari e gjen një zarf me kërcënim në oborr të shtëpisë

news image

Për një gjakovar nuk ka nisur mirë dita e djeshme.

Ai ka raportuar në Polici se në oborrin e tij ka gjetur një zarf me përmbajtje kërcënuese.

“Gjakovë 29.01.2020-10:00. Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se, në oborrin e tij ka gjetur një zarf me përmbajtje kërcënuese”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Për rastin Policia e ka njoftuar prokurorin, ndërsa njësitet policore janë duke e hetuar rastin. /Gazeta Sinjali/