image Gigi Hadid uron në mënyrën më të bukur motrën për datëlindje

Bota e Yjeve

Showbiz/ Gigi Hadid uron në mënyrën më të bukur motrën për datëlindje

news image

Modelja e njohur me famë botërore, Gigi Hadid ka vendosur ta urojë në mënyrë të veçantë motrën e saj Bellan për 23-vjetorin e lindjes.

Gigi përmes rrjeteve sociale ka publikuar fotografi të ndryshme nga fëmijëria, madje që nga dita kur Bella erdhi në jetë.

Modelja në rrjetin social Instagram, publikoi një imazh të realizuar vite më parë, ku dy motrat shihen afër njëra-tjetrës të ulura në rërë.

Më pas ajo vazhdoi duke publikuar në Instastory, kështu duke i treguar gjithë botës se si ka qenë Bella e vogël.

Në njërën prej fotove Gigi shihet në dhomën e maternitetit ndërkohë që nëna e saj e mëson të mbajë në krahë Bella-n.

Gjatë ditës së datëlindjes Bella ka marrë urime të shumta, por të gjithë u dakorduan se urimi i Gigit ishte më i bukuri./Gazeta Sinjali/