Modelja e njohur me famë botërore, Gigi Hadid ka habitur me veprimin që ka bërë së fundmi.
Hadid në rrjetin social Instagram, e ka publikuar fotografinë e modeles së njohur shqiptare, e cila njëherësh ishte shpallur “Miss Universe Albania 2018”, Trejsi Sejdini.
Fillimisht ka qenë Trejsi, ajo e cila i ka bërë tag Gigi-t pasi kishte veshur kostumin sportiv që mbante emrin e saj, një bashkëpunim i modeles së njohur me firmën e veshjeve sportive “Reebok”.
Ky imazh siç duket i ka pëlqyer teje mase Gigit dhe ka vendosur ta publikojë në profilin e saj, ku numëron mbi 51.7 milionë ndjekës.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Trejsi Sejdinit, e cila e ka falënderuar modelen që ia ka shpërndarë fotografinë.
“Faleminderit shumë idoll. Të dua”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazhit të publikuar në InstaStory./Gazeta Sinjali/