Getoar Selimi dhe Majk janë dy emra shumë të njohur në tregun e muzikës vendore.
Ata njihen për një numër të madh projektesh muzikore, ndërsa nuk kanë munguar as duetet mes tyre.
Meqë gjatë këtij viti nuk ishin aktiv me koncerte, ata janë fokusuar të punojnë në studio për këngët e reja.
Mbrëmjen e sotme, dy artistët publikuan foto në studio muzikore, ku shihen se janë duke përgatitur diçka të re.
Edhe pse nuk kanë dhënë ndonjë detaj, ata kanë lënë të hapur mundësinë se po përgatisin një tjetër bashkëpunim.
“Zhytem”, është kënga e fundit nga Majk dhe Geti, e cila u publikua në qershor të këtij viti dhe mori mbi 20 milionë klikime. /Gazeta Sinjali/