image Getinjo: Në bazë të parashikimeve të mia, mbesa ime Hana më ka ngjarë totalisht mua

Bota e Yjeve

Getinjo: Në bazë të parashikimeve të mia, mbesa ime Hana më ka ngjarë totalisht mua

news image

Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Getinjo ka folur pak rreth mbesës së tij, vajzën e Mozzik dhe Loredana, Hana – e cila së fundmi festoi ditëlindjen e saj.

Në nder të ditëlindjes së vogëlushes, Xhuli në shenjë respekti ka përgatitur një tortë për të festuar bashkë me Getinjon dhe banorët e tjerë.

Gjithsesi, duke folur për Hanën, Getinjo ka thënë se i ka ngjarë shumë atij, dhe këtë nuk e thotë vetëm ai, por edhe prindërit.

“Sipas të gjitha parashikimeve të mija, nënës e babait. Është thuajse si unë. Jam tip që mërzitem kur e takoj, sepse ajo jeton në Zvicër. Por, flas me të në telefon në ‘whats app’ më shkruan vetë, se ia ka instaluar Mozzik”, ka thënë Getinjo.

“Gëzohem që është mirë dhe që mund t’i takojë prindërit e saj”, ka shtuar ai.

/GazetaSinjali/