image Gërvalla sot përfaqëson Kosovën në Këshillin e Sigurimit

Politikë

Gërvalla sot përfaqëson Kosovën në Këshillin e Sigurimit

news image

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, sot do ta përfaqësojë Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York.

Në mbledhjen e sotme do të shqyrtohet raporti i radhës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonie Gueterres rreth punës së UNMIK-ut, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit nga MPJD, Gërvalla pritet të flasë rreth progresit të arritur në vend, qasjes së Serbisë dhe rreziqeve që i kanosen rajonit pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë.

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe Shqipëria, e cila që nga janari i këtij viti është zgjedhur për herë të parë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për periudhën kohore 2022-2023.

/GazetaSinjali/