image Gërvalla në Bruksel: Kosova ka pranuar kërcënime të hapura për luftë nga Serbia

Politikë

Gërvalla në Bruksel: Kosova ka pranuar kërcënime të hapura për luftë nga Serbia

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë Donika Gërvalla ka marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të Evropës Juglindore në Bruksel.

Me këtë rast ministrja Gërvalla ka folur për zhvillimet e fundit në vend ku tha se Kosova ka pranuar kërcënime të hapura për luftë nga shteti fqinj, Serbia.

Gërvalla ka njoftuar ministrat e jashtëm me kërcënimin e drejtpërdrejtë, që është manifestuar me prezencë të trupave dhe automjeteve të Serbisë në kufirin e Kosovës duke përfshirë edhe avionët luftarakë rusë, përkatësisht MIG 29. Për më tepër, ka theksuar se gjatë kësaj krize, ambasadori rus u paraqit në kufirin e Kosovës dhe i mirëpriti këto kërcënime e lëvizje agresive të Serbisë. Duke folur për ndikimin rus dhe kinez përmes Serbisë në Ballkan, Gërvalla ka theksuar ndër të tjera se NATO dhe BE-ja nuk duhet ta tolerojnë qasjen agresive të Serbisë, përkatësisht të lidershipit aktual të saj”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.

Po ashtu gjatë fjalës së saj Gërvalla shprehu gatishmërinë e Kosovës për bashkëpunim efektiv në arritjen e rezultateve të planifikuara në kuadër të agjendës së SEECP-së.

/GazetaSinjali/