image Gërvalla: Ndërkombëtarët të mos i bëjnë presion Kosovës për referendumin ilegal, por Vuçiqit për krimet serbe

Politikë

Gërvalla: Ndërkombëtarët të mos i bëjnë presion Kosovës për referendumin ilegal, por Vuçiqit për krimet serbe

news image

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shpërndarë një shkrim të shefit të stafit të presidentes, Vjosa Osmani, ku shihen deklarimet e zyrtarëve të shtetit serb teksa mohojnë Masakrën e Reçakut.

Gërvalla thotë se ndërkombëtarët nuk duhet t’i bëjnë presion Kosovës për të lejuar një referendum ilegal të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.

“Nuk është Kosova ajo që duhet të vihet nën presion nga miqtë e saj për të lejuar një referendum ilegal serb në tokën e saj”, ka shkruar Gërvalla.

Ajo thotë se ndërkombëtarët duhet t’i bëjnë presioni presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, që të kërkojë falje dhe të hetojë krimet e luftës të kryera nga Serbia në Kosovë që janë kryer nën dijeninë e Vuçiqit.

“Në vend të kësaj, aleatët tanë duhet t’i bëjnë presion Vuçiqit që të rrëfejë, të kërkojë falje dhe të hetojë krimet e luftës serbe në Kosovë në dijeninë tij. Është shumë e vonuar”, ka shkruar Gërvalla.

/GazetaSinjali/