image Gërvalla kur pyetet se kur Greqia do ta njoh Kosovën: Nuk jam Burdush e as Nostradamus

Politikë

Gërvalla kur pyetet se kur Greqia do ta njoh Kosovën: Nuk jam Burdush e as Nostradamus

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka folur për procesin e njohjes së shtetit të Kosovës, saktësisht për njohjen e Greqisë.

Gërvalla-Shchwarz është shprehur se nuk është as Burdush e as Nostradamus që ta dijë se kur do ta njohë Greqia shtetin e Kosovës, megjithatë ajo thotë se janë në një rrugë të mirë për një përforcim të marrëdhënieve mes shteteve.

“Kam pasur një vizitë bilaterale në Greqi e cila nuk ka dalluar nga vizitat e tjera bilaterale që zhvillohen në Greqi në asnjë element. Jam pritur nga homologu me të gjitha formalitetet protokallare siç takohen homologët mes vete dhe kam pasur biseda shumë të mira me homologun grek por edhe me përfaqësues të tjerë. Kam ndjerë që edhe Greqia dëshiron të ketë marrëdhënie shumë të mira me Kosovën , ashtu si edhe Kosova dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Greqinë. Unë nuk jam as Burdush as Nostradamus që ta dijë se kur do të jetë dita dhe ora. Por di që jemi në një rrugë mjaft të mirë me Greqinë”, tha ministrja Gërvalla në DebatPlus.

/GazetaSinjali/