image Gërvalla e pranon se Kosova ka ngecur në procesin e njohjeve të reja

Politikë

Gërvalla e pranon se Kosova ka ngecur në procesin e njohjeve të reja

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë fjalimit të saj në Kuvend ka folur edhe për mungesën e njohjeve të Pavarësisë së Kosovës duke e pranuar se ka ngecje në këtë proces, por sipas saj kjo është një ngecje e vazhdueshme nga vitet e kaluara.

“Është e vërtet që çështja e njohjeve të reja ka ngecur, por nuk ka ngecur vetëm këtë vitin e fundit, por ka pasur një ngecje të vazhdueshme edhe në vitet e kaluara. MPJD dhe Qeveria në përgjithësi duke përfshirë edhe institucionin e presidentes punojmë në mënyrë të vazhdueshme për njohje të reja”, tha ministrja.

Ajo tutje shtoi se është hartuar një strategji për aplikimin në organizata ndërkombëtare dhe kur do të jenë votat e nevojshme do të dorëzojnë dokumentacionin për aplikim.

Gërvalla po ashtu tha se MPJD-ja, Qeveria dhe Presidenca janë duke punuar për njohje të reja.

/GazetaSinjali/